Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti Visar Ymeri, ka shfaqur kritikat e tij për arritjen e marrëveshjes për demarkacionit. Ai ka shkruar se me anë të kësaj marrëveshje, deputetëve prapë po i kërkohet të votojnë për një marrëveshje formën përfundimtare të së cilës nuk ia dinë. Rinegociimi i marrëveshjes për demarkacion është edhe hap edhe lajm i mirë, por orari i akteve vendimmarrëse për këtë gjë është edhe i rrezikshëm, edhe i dëmshëm, edhe absurd. Rendi i gjërave është i rëndësishëm. Po ta kishim rishikimin e Marrëveshjes për demarkacion para ratifikimit, deputetët do ta kishin të qartë se çka po votojnë. Dhe do të përcaktoheshin për PO se JO varësist rezultatit përfundimtar të negociimit e rishikimit, të përbrendësuar në një marrëveshje të re. Kështu, siç po raportohet se është arritur aneks marërveshje për rishikim, gjërat mbesin të mjegullta. Që e bën votën për ratifikim në Kuvend votë bllanko. Prapë, deputetët kërkohet të votojnë për një marrëveshje formën përfundimtare të së cilës nuk ia dijnë, ka shkruar në mes tjerash deputeti, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …