Ministrja e Ukrainës për veteranët, Julia Laputina, thotë se pushtimi i vendit të saj nga Rusia mund të çojë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Kryetari rus, Vladimir Putin ka dërguar trupa dhe artileri të rëndë në kufi me Ukrainën duke rritur frikën për planifikimin e një pushimi të mundshëm gjatë vitit 2022. Zonja Laputina thotë se Ukraina është përgatitur për të mbrojtur veten por lufta mund të kalojë kufijtë e tyre. “Gjeopolitikisht duket si një skenar i mundshëm, ndaj duhet treguar kujdes për çështjen e Ukrainë pasi në lojë është siguria e kontinentit”, tha ajo gjatë një interviste për “Sky News”. Sipas ministres Laputina konflikti mund të përfshijë dhe vende të tjera dhe ajo i referohet në mënyrë specifike vendeve te Ballkanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …