Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim deklaroi se shpallja non grata e Sali Berishës erdhi pasi u mblodhën prova nga shumë institucione “Nuk është vetëm Departamenti i Shtetit por këtu përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë. Ajo sqaroi se procesi për shpalljen non grata të dikujt merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës e as nga një individ i vetëm. “Më shumë se 200 persona janë evidentuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Sipas saj nuk ka asnjë provë që mund të bëhet publike në asnjë proces gjyqësor. Në maj të vitit të kaluar sekretari i DASH, Antony Blinken, bëri me dije se Berishës dhe familjarëve të tij nuk do t’u lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara. Ky vendim sipas Blinken u mor nga Uashingtoni zyrtar, “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …