Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca në një deklaratë për mediat nga qyteti i Durrësit, i kanë bërë thirrje prokurorëve të Shqipërisë që të hetojnë incidentet e ndodhura gjatë procesit të votimit. “E di që janë raportuar disa incidente dhe tashmë është përgjegjësia e autoriteteve për të vazhduar hetimin. Siç e dini, ne i kemi bërë thirrje prokurorëve që ta ndjekin dhe të mund të hetojnë këto çështje deri në fund”, tha ambasadorja Kim. Luigi Soreca, që përfaqëson zyrën ndërlidhëse të Bashkimit Evropiane në Shqipëri, ka përsëritur të njëjtat shqetësime. “Votimi ka ecur mirë dhe pa probleme, me disa incidente, që do hetohen dhe në këto orë që kanë mbetur ftojmë qytetarët të votojnë”, tha ambasadori Luigi Soreca.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …