Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria po ndryshon dhe se ajo është mike e SHBA-ve, anëtare e NATO-s dhe se do të jetë edhe pjesë e Bashkimit Evropian. Pyetjes se si i komenton reagimet ndaj qëndrimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken për ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Bersha, ajo i është përgjigjur se nuk ka çka t’i shtoj asgjë asaj çfarë kishte thënë vetë Sekretari i Shtetit, duke shpjeguar se “mesazhi është se Shqipëria po ndryshon, është një anëtare e NATO-s, do të jetë anëtare e BE-së. “Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve, dhe se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe një vend i pasur. Për të arritur aty, askush, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditëve të pandëshkueshmërisë duhet t’ju vijë fundi, ka theksuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …