leoni

Yuri Kim:

Yuri Kim: Ne e kemi bërë shpalljen, non-grata, të Sali Berishës, në përputhje me interesin tonë kombëtar, ju në PD vendosni vetë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e pyetur për situatën brenda Partisë Demokratike, ka përcjellë një mesazh për të gjithë demokratët, që të marrin vendimet e duhura në interes të kombit. Ky është një vendim që partia dhe mbështetësit e saj, dhe në fund votuesit shqiptarë, duhet të marrin. Nuk mund t’i marrim ne vendimet për ta. Ne e kemi bërë shpalljen, non-grata, në përputhje me interesin tonë kombëtar. Populli shqiptar, udhëheqësit shqiptarë duhet të marrin vendimin e tyre bazuar në atë që është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Kemi opinionin tonë dhe e kemi ofruar atë, i cili është që duhet të ecni përpara. Një nga gjërat për të cilat mendoj se të gjithë biem në një mendje është që në një demokraci, roli i opozitës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të keni opozitë të vërtetë që jo vetëm ka udhëheqës por që është e aftë të fitojë zgjedhje. Anëtarët e Partisë Demokratike duhet të mendojnë për këtë pyetje dhe të marrin vendimin e tyre. Shpresa jonë është që Partia Demokratike të përfaqësojë përsëri të ardhmen, të jetë përsëri forca që ka aftësi ta çojë Shqipërinë përpara, jo pas”, tha ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …