Ambasadorja amerikane, në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi për Top Chanel se lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij. Amerika u mbështet vetëm në fakte, duke theksuar se një vendim i tillë erdhi përmes një procesi shumëvjeçar të shqyrtimit të gjithë informacionit. Zonja Kim shpjegon në këtë intervistë se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, zakonisht është shumë e dukshme. Ajo tregon se kur vendimi arrin në tryezën e tij, pavarësisht se kush është personi i shpallur non grata, bindja është 100 për qind e sigurt. Duke folur për mundësinë nëse persona të tjerë në Shqipëri mund të shpallen non grata nga SHBA-të, ambasadorja amerikane thotë se do të vazhdohet të tregohen me gisht të gjithë ata që përfshihen në korrupsion dhe që minojnë demokracinë në vend. E pyetur se çfarë ndodh në marrëdhënien e Amerikës me PD-në, nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj, Juri Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do angazhohen me askënd që është shpallur për korrupsion madhor nga Sekretari i Shtetit, duke theksuar më tej se kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka të bëjë fare me individët. Ne nuk do ta braktisin Shqipërinë, jo vetëm nga fakti se është bërë një rrugë e gjatë, por edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe qeveria amerikane kujdeset sigurisht që mos ta lërë mënjanë këtë.