Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp për të folur rreth mosmarrjes së datës për fillimin e bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian. Zaev tha se Maqedonia i ka kryer të gjitha kushtet që i janë kërkuar, por Bashkimi Evropian nuk ka përmbushur premtimin e saj duke bërë gabim historik, e që e vërtetuan edhe liderët evropianë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Fakt është që jemi viktimë e gabimit historik. Unë jam i dëshpëruar dhe e di se i gjithë populli e ndjen të njëjtën gjë”, tha Zaev duke thënë se vendimi i BE-së ka ndodhur për arsyet e tyre të brendshme. Ai shtoi se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, rom, turk dhe të tjerët në vend nuk do të rrezikohet. “Propozimi im është organizim i zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, zgjedhjet ku qytetarët do të caktojnë rrugën ka do të shkojë vendi”, tha Zaev, i cili duket se e ka kuptuar mirë se mosprani ndodhi për shkak të Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në vendin e tyre në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …