Zaev vonon publikimet e përgjimeve për rastin ‘Monstra’

Kryetari
i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev vazhdon të vonojë
publikimin e materialeve me audio-incizime, gjë që e ka paralajmëruar tash e sa
javë. Duket se faktori ndërkombëtarë, Uashingtoni dhe Brukseli, e kanë këshilluar
që të ndalojë publikimin e përgjimeve. Diplomatët perëndimorë po kërkojnë
respektimin e marrëveshjes së 2 qershorit, ku parashihet edhe ndërprerja e
publikimeve të tilla, me qëllim të hapjes së rrugës për dialog mes partive
kryesore në Maqedoni. Kreu i opozitës maqedonase ka paralajmëruar tash e sa kohë
publikimin e përgjimeve në lidhje me rastin ‘Monstra’. Por, pavarësisht këtyre paralajmërimeve,
Lidhja Social-Demokrate nuk po i publikon përgjimet për rastin ‘Monstra’, të
cilat eventualisht do të zbardhnin prapaskenat e këtij procesi të dyshimtë gjyqësor
i cili shqiptoi dënime me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarë të Shkupit.
Familjarët e të dënuarve shqiptarë kërkojnë që Zaev të publikojë menjëherë
materialet që posedon, në mënyrë që të mos sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe të
gjithë shqiptarëve. Vonimi i publikimeve të audio-incizimeve për rastin ‘Monstra’,
mund të jetë një taktizim i Zoran Zaevit, në përpjekje për të gjetur momentin e
përshtatshëm për t’i nxitur shqiptarët në protesta të dhunshme, ku në një
skenar të tillë ai do të rriste pazarin e tij para Brukselit dhe Uashingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …