Zafir Berisha

Zafir Berisha: Albin Kurti nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, u ka dalë në mbështetje sindikatave në Kosovë në kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, ku nga kjo fundit nuk po marrin përkrahje. Berisha përmes një postimi ka shkruar se Albin Kurti nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo. “Sindikata është alternativa më kuptimplote në një vend demokratik, prandaj futja e hundëve nga Albini edhe aty, tregon që ky tipi nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo”. “Tendenca për t’i kopjuar idetë dhe veprimet e Leninit dhe për t’i adaptuar e praktikuar ne Kosovë, janë ëndrra përtej imagjinatës së sëmurë leniniste , sipas motos ‘të besosh është mirë, të kontrollosh është edhe më mirë’”, ka shkruar Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj kërkon protesta dhe hetim të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …