Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, në hapje të fushatës elektorale për këtë komunë, ka thënë se ekipi i tij është garanci e fitores së sigurt për të qeverisur në mandatin e ardhshëm. Ai ka prezantuar ekipin e tij, për të cilin tha se është i gatshëm për të bërë një fushatë të qetë dhe demokratike, si dhe për të prezantuar programin dhe vizionin e kësaj partie gjatë qeverisjes së ardhshme komunale.Kandidati i Nisma për Kosovën ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen në shëndetësi, ku tha se në këtë sektor pushteti aktual po punëson njerëz pa konkurse, me qëllim të zgjatjes së jetës së këtij pushteti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …