Në hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren, kandidati i Nismës për kryetar të kësaj komune, Zafir Berisha, është shprehur i bindur në fitoren e tij për t’i dhënë fund qeverisjes së PDK-së në Prizren. Berisha ka premtuar zhvillim ekonomik, qeverisje të denjw, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetësore. Ai ka akuzuar qeverisjen aktuale të Prizrenit se po u mbledh haraq bizneseve. Para qytetarëve të Prizrenit, edhe kryetari iNismës Fatmir Limaj, ka kërkuar votën për Zafir Berishën. Limaj ka premtuar se me fitoren e Nismës në Prizren do të nisë ndryshimi i qeverisjes në Kosovë, ngase sipas tij, Kosova ka nevojë për qeverisje socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …