Zafir Berisha

Zafir Berisha, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas deklaratës për kryeministrin, Albin Kurti

Luftëtari dhe eprori i UÇK-së gjatë luftës, Zafir Berisha, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut pas deklaratës për kryeministrin, Albin Kurti. Në një postim të tij Zafir Berisha ka shkruar se nuk beson se vetëm Klinaku mendon se Kosova është mbi individin. Nga e thëna në të bërë në mes është një deti i tërë me rërë, thotë fjala popullore. Ka kohë që hienat dhe tru shpërlarët e regjimit nuk kanë pasur ushqim të shijshëm si ky i Faton Klinakut! Për këtë arsye po e shfrytëzojnë i madh e vogël, duke menduar se është momenti të bëhet  krye lajm një mendim pakë më ndryshe… Nuk besoj se vetëm Fatoni mendon se Kosova është mbi individin kushto qaftë ai. Nuk isha marrë me këtë temë sepse është nivel i ulët, po mos t’i kisha parë disa lahperë që po mundohen këtë mendim ta  lidhin  poshtërsisht me parti politike ndërsa  e mbanin mbyllur, kur kumbara  i Albini Kurtit, Ridvan Muharremi  doli se planifikonte likuidime të rivalëve politik dhe kërkonte dëshmitarë të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar, zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir  Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …