Zafir Berisha

Zafir Berisha, ka deklaruar se opozita duhet të formojë Qeveri të Përkohshme

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka deklaruar se opozita në Kosovë duhet të formojë një qeveri të përkohshme, duke argumentuar se nuk ekziston një bazë e fortë për koalicion pas përplasjeve dhe deklaratave të ndryshme mes partive. Unë po shpresoj që opozita do ta bëjë një qeveri, kushtimisht po e them të përkohshme, sepse nuk mendoj që ka bazë për koalicion pas këtyre përplasjeve,” tha Berisha.  Ai kritikoi edhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti, duke pohuar se ekziston një marrëdhënie e ndërsjellë mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, ka ndihmuar secilin prej tyre të mbetet në pushtet. Aq sa Albini e ka mbajtur Vuçiqin në pushtet, aq e ka mbajtur Vuçiqi Kurtin në pushtet, ky është mendimi im,” theksoi Berisha. Ai kundërshtoi mundësinë që ndonjë parti opozitare t’i bashkohet një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur një veprim të tillë si pajtim me një “qeverisje të keqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Përfundon procesi i numërimit të votave për Zgjedhjet Parlamentare

Më 5 mars 2025, në orën 21:00, ka përfunduar procesi i numërimit të votave për …