Zafir Berisha

Zafir Berisha, ka reaguar kundër deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për Thaçin e Remin

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe epror i UÇK-së gjatë luftës,  Zafir Berisha, ka reaguar kundër deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”. Nuk e di se në çfarë gjendje emocionale dhe shpirtërore ka mundur të jetë në atë moment, mirëpo Ramushi duhet të kërkojë falje për lapsusin e bërë!  Lufta për sa e di unë nuk ka filluar më 24 mars 1999, sepse ata që u vranë para kësaj date duke përfshi edhe vëllanë e Ramushit nuk do të ishin heronj të UÇK-së. Ne që e kemi sulmuar milicinë e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qenë duke punuar në Zvicër!!! Me gjithë respektin për luftën që ka bërë ai me familje dhe bashkëluftëtarët e tij në Dukagjin, nuk besoj që kjo i jep të drejtë atij me u shprehë për të tjerët kështu, veçanërisht në këtë kohë kur Serbia dhe argatët e saj në pushtet, nuk po lë gurë pa lëvizur për ta vënë në pikëpyetje luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të arriturat e saj”, ka shkruar Zafir Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …