Zafir Berisha

Zafir Berisha, ka sqaruar se veteranët e UÇK-së do të festojnë, por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin kundër tyre

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-Nisma, Zafir Berisha, ka theksuar se veteranët e UÇK-së do të festojnë, por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin kundër tyre. Ky është një keqinterpretim me qëllim i vendimit të OVL-UÇK-së për të mos festuar me regjimin në ikje, festën e Pavarësisë së Kosovës, është servilizëm i tepruar i atyre që shohin ëndrra me sy hapur!”. Ata që dinë shqip, në vendim të OVL-UÇK-së mund ta shohin se veteranët, nuk bojkotojnë por do të festojnë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë dhe  më 5. 6. dhe 7 mars Epopenë e UÇK-së,  por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin dhe Listën Serbska kundër pagës minimale që atakonte veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Berisha në një postim të tij. Ai ka thënë se veteranët do të festojnë, sepse pa ata nuk do të ishin këto festa, dhe në Kosovë ende do të ishte çizmja e okupatorit serb në Kosovë, mirëpo, veteranët kanë vendosur mos të festojnë me ata, që kanë dorëzuar dosje kundër UÇK-së,  në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …