Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerëson se iniciativa e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë nuk është aspak serioze, porse është vetëm një opozitarizëm i thatë. Rrethanat në të cilat ndodhet Kosova aktualisht sipas tij paraqesin tregues të qartë se as këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Madje siç Berisha ka deklaruar, nuk ka asnjë arsye për ta votuar mocionin e opozitës për rrëzim të Qeverisë. “Nuk shoh arsye për ta votuar ndonjë mocion të opozitës, sepse kërkesa e tyre është shumë meskine dhe nuk tregon se mund të vijë një qeveri ndryshe”, ka theksuar ai. Nisma, sipas deputetit Berisha, do ta votonte mocionin vetëm atëherë kur do të vinte në një përfundim të atillë që qeveria aktuale është duke e dëmtuar shtetin, si dhe të sigurohej se pas zgjedhjeve në pushtet do të vinte një qeveri e re premtuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …