Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se partia e tij mbështet krijimin e një qeverie nga opozita, ndërsa ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai mohoi të kenë nisur bisedimet për formimin e qeverisë, duke i quajtur spekulime lajmet që qarkullojnë. Nuk besoj. Ato vazhdojnë të jenë spekulime. Edhe gjatë fushatës kemi kërkuar besimin e qytetarëve për të bërë një qeveri ndryshe që nënkupton një qeveri të opozitës, tha Berisha. Problemi është edhe pak te opozitarët sepse me njëfarë forme po kanë frikë për të krijuar një qeveri të mundshme, theksoi ai. Ne kemi qëndrim të qartë dhe personalisht mendoj se Albini është e keqja më e madhe në Kosovë, tha Zafir Berisha.
