Maria Zakharova

Zaharova: Qytetarët e vendeve të NATO-s duhet të kuptojnë se Aleanca është plotësisht e përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, në një konferencë shtypi është cituar të ketë deklaruar se qytetarët e vendeve anëtare të NATO-s duhet të kuptojnë se Aleanca  është plotësisht e përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kjo përballje po rritet nga dita në ditë, Zonja Zaharova, vuri në dukje se Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, duke folur në Këshillin e Evropës, foli troç e qartë  kur tha se ata po bënin një luftë kundër Rusisë. Përfshirja e drejtpërdrejtë e Uashingtonit në drejtimin e ushtrisë ukrainase u njoh edhe nga presidenti amerikan Biden. Në fakt, ai njoftoi se në pranverë, do të pasojë një kundërsulm i ushtrisë ukrainase. Pra, kush i merr vendimet në rrugën Bankovaja? Ne e kuptojmë që nuk është Vladimir Zelensky, megjithëse ai pretendon se është vendimmarrësi, tha mes tjerash  zëdhënësja Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …