Në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të rralla rastet kur në radhët e djelmoshave të Adem Jasharit u radhitën familje të tëra dhe kështu në piedestalin e lirisë u përjetësuan me nga dy e tre vëllezër, ndërsa nga vëllazëria edhe nga 7-8 dëshmorë. Kjo ngjau me familjet e përgatitura në frymën e traditës dhe të mësuara që tërë atë që kishin t’ia dhurojnë Kosovës. Një short i këtillë i ra edhe familjes së madhe të Agushëve të Thanishtës (ish-Drenoci) i Klinës, të cilës në altarin e lirisë i ranë shtatë dëshmorë.
Dëshmori i kombit Zahir Agushi u lind më 3 janar të vitit 1951 në Thanishtë (ish-Drenoc) të Klinës. Është i biri i Sadikut dhe Metijes, që kshin shtatë fëmijë: pesë djem dhe dy vajza, ndërsa Zahiri ishte fëmija i dytë. Shkollën fillore Zahiri e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjakovë, ndërsa studimet universitare në Fakkultetin e Bu-jqësisë të Universitetit të Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve punësohet në Ndër-marrjen Bujqësore Industriale “Malishgan” të Klinës, ku punoi si ekspert i bujëqsisë deri më 3 shtator të vitit 1990 kur pothuajse të gjithë shqiptarëve, nga organet e dhun-shme të instaluara nga pushteti i Slobodan Milosheviqit, iu lëshuan vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
Prej vitit 1990 e deri më 1998 punoi në një dyqan për ta siguruar ekzistencën. Ai kishte mbajtur në mend një kohë të gjatë keqtrajtimin e shqiptarëve, veçanërisht të familjes Agushi, në stacionin famëkeq të Klinçinës, gjatë aksionit të armëve. Si familje atdhetare, Agushët ishin përherë në konflikt me serbët dhe kolonët malazez që u bënë shumicë në këtë fshat të Rrafshit të Dukagjinit.
Me shpërthimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave policore, paramilitare militare serbe, pothuajse të gjithë pjesëtarët e rritur të familjes Agushi u radhitën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e përfunduan luftën me shtatë dëshmorë të kësaj familjeje.
Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në ish-armatën jugosllave, Zahir Agushi kishte mbaruar stërvitjet për rreshter-stazhi dhe pas përfundimit të shërbimit ushtarak qe avancuar në gradën e kapitenit rezervë. Si kapiten edhe i ndërpreu ushtrimet ushtarake, prandaj edhe pushteti i kohës përpiqej në çdo mënyrë t’ia montonte një proces sipas të cilit do të arrestohej dhe do të burgosej.
Si familje e madhe, e babë i shtatë fëmijëve, ushtronte dhe ndikim të madh, prandaj që në ditët e para të organizimit të rezistencës së armatosur kur Agushët u mo-bilizuan i madh e i vogël, Zahir Agushi gjendet në shënjestër të policisë serbe. Më 10 qershor të vitit 1997 Zahirin e gjejmë të sistemuar në njësitin gueril që vepronte dhe kryente aksione përreth stacioneve policore si në Kliçinë ashtu edhe më larg së bashku me komandant “Malën”, nofkë e komandantit Alush Agushi. Zahiri kontribuonte në shpërndarjen e armatimit nga Shqiponja (ish-Jabllanica) nëpër fshatrat e Dushkajës e së andejmi nëpër Drenoc e Drenicë.
Gjatë luftimeve që u zhvilluan në Drenoc, më 29 e 30 qershor të vitit 1998, ku ranë Skënder Ademi dhe Jakup Agushi, Zahiri ndodhej në Klinë prej nga përcillte forcat serbe dhe njëherësh mbante lidhje të drejtpërdrejtë me komandant Malën, i vendosur në Shqiponjë. Mirëpo meqenëse ishte në përcjellje të vazhdueshme, Zahir Agushi më 10 qershor të vitit 1998 ra në një pritë të kurthuar nga forcat serbe te “Ura e Gurit” në Klinë. Forcat policore serbe e arrestojnë dhe e dërgojnë në stacionin e policisë në Klinë, pastaj e dërgojnë në Burgun e Pejës dhe e akuzojnë për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për “terrorizëm”. Nga Peja dërgohet në burgun e Lypjanit e së andejmi në atë të Dubravës.
Pas torturave të shumta, Zahir Agushi dobësohet shumë fizikisht dhe më 22 maj 1999, ekzekutohet nga forcat serbe në Burgun e Dubravës. Kjo ishte dita kur anem-banë zonave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte luftime të përgjakshme, sepse for-cat çetnike serbe ishin të lodhura dhe të tërbuara sa nga humbjet që pësonin nga luftëtarët e lirisë, sa nga bombardimet e Aleancës Veri-Atlantike. Kështu gjatë luftimeve në Blinajë përjetësohet Halil Hazir Metaj, i Krojmirit të Lypjanit; në Vushtrri përjetësohet Bekim Zuçaku; në Kaçanik Tefik Raka, ndërsa në Burgun e Dubravës ekzekutohen, përveç Zahir Agushit edhe Abdylgafurr Luma, Adem Jasiqi, Agim Elshani, Avni Thaçi, Bajram Berisha, Danush Kurtaj, Dervish Sylaj, Arsim Zo-giani, Fazli Kabashi, Gjokë Ndrecaj, Kristë Përvorfi, Hysen Ademi, Ibër Metaj, Man Karvidaj, Mehmet Çunaj, Ramiz Memia dhe Zekë Hasanmetaj.
Më 25 maj 1999, Zahirin me shumë të vrarë të tjerë në Burgun e Dubravës, ser-bët dhe romët e varrosin në varrezat e Rakoshit të Burimit (ish-Istog), ndërsa më 2 gusht 1999 rivarroset me nderime të larta ushtarake në vendlinje. Por Serbia edhe si të vrarë, në seancën gjyqësore të Leksofcit të Serbisë, Zahir Agushin e dënoi me 15 vjet burg. (S. C.)