Zahir Tanin: Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës

Zahir Tanin: Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës

Radio-Evropa e Lirë, bëri të ditur se Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, Zahir Tanin deklaroi para  Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri, lidhur me zbatimin e  vendimit të  reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator. Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, nuk iu kishte dhënë njoftim paraprak për aksionin e policisë.

“Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme dhe që të merren hapa të menjëhershëm në uljen e tensioneve dhe përfshirjen në dialog”, tha Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila po i zhvillon punimet duke  shqyrtuar raportin gjashtë mujor të shefit të UNMIK-ut. Tanin foli edhe për aksionin e dy ditëve më herët për luftimin e kontrabandës për të cilin tha se ende është pikëpyetje nëse KFOR-i ishte i paralajmëruar për këtë aksion. Aksioni, sipas tij provokoi sërish trazira në atë pjesë të Kosovës.

Në bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021. Në këtë takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …