leoni

Zaim Qazim Bajrami (29.5.1963 – 29.3.1999)

Zaim Qazim Bajrami (29.5.1963 – 29.3.1999)

Dëshmori i kombit Zaim Bajrami u lind më 29 maj të vitit 1963 në fshatin i Izbicë të komunës së Skenderajt në një familje atdhetare. Prindërit Qazim e Raza Bajrami linden shtatë fëmijë tre djem e katër vajza: Bislimin, Nurijen, Agimin, Zaimin, Sherifen, Hanifen dhe Feriden.

Dëshmori Zaim Bajrami shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, pasi që ka qenë një nxënës i shkëlqyeshëm ai regjistrohet në Shkollën e Mesme të  Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë të cilën e mbaron më sukses të lartë në vitin 1981, por Zaimi nuk arrin që të regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës për shkak së UDB-ja e dinte së ky djalë rrjedh nga një familje atdhetare pasi që babai i tij Qazimi dhe vëllai i madh Bislimi kurrë nuk janë pajtuar më regjimin serb dhe atë e kanë kundërshtuat hapur. Megjithatë Zaimi arrin që të filloj punën si teknik medicinal dhe t’i shërbej popullit të tij, por vitet e 80-ta dhe të 90-ta nuk kanë qenë aspak të lehta për të dhe për familjen e tij pasi që disa herë kjo familje është bastisur nga policia serbe në kërkimin e armëve dhe vëllait të tij Bislimit i cili ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare. dhe i burgosur politik.

Në fillim të viteve 90-ta Zaimi i realizon kontaktet e para më ilegalen patriotike, duke vepruar si anëtar i organizatës së atëhershme Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar, kjo u themelua si organizatë politiko-ushtarake, me qëllim kryesor krijimin një ushtrie shqiptare në Kosovë e cila do t’i dilte në mbrojtje popullit të vet. Zaim Bajrami ka marrë pjesë në manifestimet masive kund pushtuesit duke filluar nga protestat studentore të vitit 1981 e pastaj në çdo protezë e marshim që është bërë në Kosovë më qëllim kundërshtimin e regjimit serb. Më që serbet i bien në fije aktivitetit të këtij atdhetari e arrestojnë atë në vitin 1994 së bashku më babain e tij dhe e dërgojnë në stacion policor në Runik, më ç’rast babain e tij e lirojnë atë ditë ndërsa Zaimin e mbajnë dy ditë në mbajtje duke e kërcënuar, duke i kërkuar armë dhe duke i kërkuar informacione, por dot nuk e nxjerrin një fjalë nga ai dhe e lirojnë pastaj.

Kontaktet e para më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila vepronte fshehurazi dhe jo publikisht Zaimi i bën në fillim të viti 1996 në fshatin Turiqefc në ambulancën e fshatit ku punonte e njofton Abedin Rexhën “Sankokanin” njërin ndër komandant më të shquar dhe emblematik të UÇK-së dhe nga ai moment ai është bërë ushtarë i atdheut. Kështu që më daljen publike të UÇK-së Zaimi gjendet në radhët e para të ushtrisë dhe ka vepruar në kuadër të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë luftës, Zaimi ka bartë funksion të dyfishtë në njërën anë ishte në çdo betejë, në çdo front ka qenë një pushkë më shumë, një luftëtar i guximshëm në krahë më bashkëluftëtarët dhe në anën tjetër roli i tij ka qenë human pasi që ka qenë teknik medicinal ai është përkujdesur për shërimin e plagëve të luftëtareve të lirisë dhe civilëve të plagosur, ai u ka siguruar ilaçe të gjithëve, shumë herë e ka rrezikuar edhe jetën dhe në mes të plumbave ka arit që të shkoj në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likofc më qëllim që t’u ndihmonte mjekëve dhe teknikeve të tjerë në kurimin e plagëve të plagosurve që ishin në Spitalin Ushtarak në Likofc dhe më qëllim të furnizimit më ilaçe për fshatrat tjera të Drenicës që ishin pjesë e brigadave: 112 “Arben Haliti” dhe 113 “Mujë Krasniqi”, madje ai  gjatë luftës për disa muaj e ka shëndrruar odën e familjes së tij në spital  ku i  ka kuruar shumë plagë dhe më pas shkollën e fshatit Izbicë e kanë shëndrruar në spital.

Vlen të theksohet së Zaim Bajram edhe pse më gradë shkencore ka qenë vetëm teknik medicinal aktiviteti dhe puna e tij në aspektin mjekësor ka qenë e jashtëzakonshme, më ilaçet që i ka dhuruar dhe rekomanduar ai ka shëruar shumë të sëmurë, ndërsa më ndërhyrjet kirurgjikale tek të plagosurit rendë që i ka bërë vet Zaimi duke i shëruar ata ai e ka bërë punë të mrekullueshme sikur të ishte specialist i kirurgjisë. Janë të shumë dhe të pa numërta betejat në të cilat ka marrë pjesë Zaimi, një ndër to është beteja e Çitakut më 18 maj 1998 ku ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e komandantit Abedin Rexha “Sandokanit” ju kundërpërgjigjen më zjarr forcave serbe të cilat kishin hyrë në brendi të fshatit dhe u shkaktojnë atyre humbje në njerëz dhe teknikë të luftës ku as hilopteret nuk i bënin punë më hordhive serbe. Zaim Bajrami në këtë betejë në thumb të pushkës i kishte armiqtë, ndërsa në njërën anë çantën më fashe e mjete të tjera medicinave që nëse plagosët dikush nga bashkëluftëtaret ta ndihmonte dhe në anën tjetër e kishte të hapur vazhdimisht telefonin satelitor më anë të cilit të gjitha mediat i njoftonte së drejtpërdrejt nga beteja e fyt a fyt për ngadhënjimin e UÇK-së,  humbjet që ajo ia shkaktonte ajo ushtrisë e policisë serbe, kështu në çdo moment kritik të luftës Zaimi ka qenë në nivel të detyrës dhe thirrjes së atdheut, krah për krah më dy vëllezërit e tij dhe trimat e tjerë çlirimtar.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-së kundër saçeve dhe makinerisë serbe të luftës në Serbi e Kosovë. Forcat serbe vendosin dhe ndërmarrin ofensivë të shkallës së gjerë ushtarake-policore edhe më forca paramilitare më qëllim që ta hedhin shqelmin e fundit dhe donin më çdo kusht të iknin nga këtej më duar të përgjakura. UÇK-ja më datën 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 bëri rezistencë heroike duke a vështirësuar depërtimin e forcave serbe në brendi të fshatrave ku ishte popullsia civile, por pas tri ditësh forcat serbe më makinerinë më të rendë të luftës arrin që të shkelin në vendet ku ishin të vendosur civilët e paarmatosur. Në mëngjesin e 28 marsit 1999 në luginën e fshatit Izbicë ishin që vendosur qindra njerëz të cilët forcat serbe i ndajnë ata nga gratë  dhe i rreshtojnë dhe për një minutë të vetëm i ekzekutojnë mizorisht 147 civil të pafajshëm, duke e bërë masakrën më të madhe jo vetëm në Kosovë por në Ballkan pas asaj të Srebenicës.

Në atë ditë të kobshme për Izbicën, Drenicën dhe mbarë komin shqiptar në mesin e 147 martirëve të ekzekutuar ka qenë edhe babai i Zaimit, Qazim Bajrami. Ndërkohë të nesërmen e kësaj pas kësaj dite të zezë më 29 mars 1999 Zaim Barjami niset më bashkëluftëtarin e tij Ajet Beqirin për në kodër të fshatit për të mësuar nëse ka mbet ndonjë i plagosur për t’i dhenë ndihmë ai se bashku më Ajetin bien në pritë të forcave serbe në një distancë shumë të afërt 10 – 15 metra, më gjithat Zaimi ka qenë jashtëzakonisht i shpejt dhe i shkathet pasi që në sekondat e fundit të jetës së tij arrin që ta shkoqis automatikun e tij dhe të zbraz një karikator të plotë në drejtim të tyre duke që kishin zënë pritën duke e marrë hakun e vetës dhe Ajetit dhe më pastaj të përjetësohen që të dytë për lirinë e atdheut, po në atë ditë para tyre ishte vrarë edhe luftëtari Enver Bajraj. Trupi i Zaimi është varrosur fillimisht në varrezat e dëshmoreve dhe martireve të tjerë të Izbicës, por forcat serbe i kanë zhvarrosur të gjithë të vrarët e Izbicës për t’i zhdukur gjurmët e krimit.

Pas luftës trupi i tij është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ku është rivarrosur prapë në varrin e tij të parë në varrezat e dëshmorëve në Izbicë. Zaimi pas vetës la gruan e tij Halimen dhe dy djemtë e tij Shpëtimin e Shkëlqimin që pos trashëgimit në brez emrat e djemve të tij në thelb e paraqesin personalitetin e tij prej një burri fisnik siç ka qenë ai. Më emrin shpëtim personifikon misionin e tij të luftës që ka shpëtuar më qindra luftëtar e civil të plagosur, ndërsa më emrin shkëlqim personifikon po ashtu shkëlqimin e veprës së tij. Ai ka renë për mos të vdekur kurrë, ai ka hyrë në këngë, në prozë e në histori si hero i atdheut. Në vendin e rënies i është ngritur lapidari por edhe në varrezat e dëshmoreve të Izbicës. Pas luftës familja e tij ka marrë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shtabi i Përgjigjëm i  UÇK-së, komuna e Skenderajt organizatat e dala nga lufta etj. Sot emrin e tij më shumë krenari e mban ambulanta e fshatit Turiqefc ku ai për shumë vite ka shërbyer aty.(L.D)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …