Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova ju ka deklaruar medieve serbe se Moska është e angazhuar me vendosmëri kundër dialogut me afateve artificiale në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështesim zgjidhjen e problemit të Kosovës ekskluzivisht në kushte që janë të pranueshme për Serbinë. Pozicioni i Rusisë është që ky proces duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe se guri themeltar për të zgjidhur çështjen e Kosovës është Rezoluta 1244, sipas së cilës Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Ajo ka shtuar më tutje se situata rreth Kosovës është temë e rregullt e bisedimeve mes Presidentit të Rusisë dhe Serbisë Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq.
