leoni

Zana Bytyçi-Geci kërkon një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

Zana Bytyçi-Geci kërkon një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca

Kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa’, Zana Bytyçi-Geci ka kërkuar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, për t’i dorëzuar atij kërkesën, tash edhe në cilësinë e kreut të Kuvendit, për plotësimin e ligjit për gjykatën speciale për krimet e luftës në Kosovë. Ajo shkruan në letrën publike se meqë pozita e Konjufcës tash ka ndryshuar ai mund të iniciojë aty në Kuvend kërkesën për plotësimin e ligjit të gushtit të vitit 2015, në mënyrë që gjykata në fjalë të merret edhe me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë e t’i ndëshkojë vrasësit serbë për krimet e bëra gjatë luftës së viteve 1998-1999. Bytyqi-Geci në letër thotë se delegacioni i shoqatës ka edhe shumë çështje të tjera për të biseduar dhe kërkuar nga Konjufca në pozitën e tij të re institucionale dhe nga partia e së cilës ai është anëtar që ndërlidhen me krimet e Serbisë, por se ato do të t’ia bëjnë sy-me-sy në takimin e kërkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …