Zbardhen edhe fakte të tjera të shumta mbi keqpërdorimin dhe abuzimin e pushtetit nga Ilir Meta, krejtësisht për interesa partiake dhe private. Është faktuar me të dhëna zyrtare se Ilit Meta sistemoi në institucionin publik donatorët e LSI-së në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017. Shqiptarja.com sjell të dhëna që hedhin dyshime serioze për një tjetër skemë klienteliste dhe korruptive të Ilir Metës duke pranuar në punë përkrahës e donatorët të tij në Presidencë, gjatë mandatit të presidencial në vitet 2017-2022. Persona që kanë hedhur para për të mbushur arkën e LSI-së gjatë kohës kur drejtohej ende nga Ilir Meta, janë punësuar më pas nga Ilir Meta në Presidencë pas zgjedhjes së tij nga Kuvendi në krye të shtetit, pasi asokohe kishte bërë koalicion me Partisë Socialiste Edi Ramës, i cili edhe ia dhuroi postin e kryetarit të shtetit, sado të nuk kishte asnjë mëritë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …