Asociacioni i Komunave të Kosovës ka konstatuar se zbatimi i kontratës kolektive të mësimdhënësve po ju kushton komunave 70 milion euro. Komunat këtë vit por edhe viteve të kaluara, janë dëmtuar me dhjetëra miliona euro. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka theksuar se “Asociacioni i Komunave i Kosovës që nga fillimi kur janë nënshkruar kontratat kolektive ka kërkuar Qeveria që ta marrë barrën financiare sepse nënshkruesit e kontratave kolektive është niveli qendror dhe jo komunat”. Duke folur për këtë çështje, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari ka thënë se ndjehet shumë keq për këtë që po ju ndodhë komunave dhe ka shtuar niveli qendror po i dënon komunat sepse ato para ishte dashtë t’ua jap me kohë në mënyrë që komunat t’i realizonin sepse i kanë punëtorë të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …