Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pas 17 vitesh, lë shumë për të dëshiruar edhe pse ky dokument ishte paraparë të përmbyllet në afat prej katër vitesh. Në bazë të dokumentit kornizë të Marrëveshjes së Ohrit i cili i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni gjatë vitit 2001, konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se pikërisht në këtë drejtim është sfiduar Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar sfidat e zbatimit të Ligjit të gjuhëve me anë të së cilit mundësohet përdorimi më i zgjeruar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit. Lidhur me këtë çështje për gati pesë muaj po vazhdon beteja mes Parlamentit dhe Presidencës rreth nënshkrimit të Ligjit të gjuhëve nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Zëvendës-kryeministri përgjegjës për çështjen e integrimeve, Bujar Osmani, të hënën tha se me miratimin e Ligjit të gjuhëve përmbyllet pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …