Shpërthimi i luftës në Evropë, është i mundur paralajmëroi shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zbignjev Rau. Në kohë kur bisedimet filluan në Vjenë, në përpjekjet për të ulur tensionet midis Rusisë dhe shteteve perëndimore, ai vuri në dukje grumbullimin aktual të trupave ruse pranë kufirit ukrainas. Me këtë rast z. Rau tha se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së tani është më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të 57 vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ai kërkoi të ulën tensionet rajonale. Edhe nga këndvështrimi i NATO-s, numri i madh i trupave ruse të grumbulluara në kufi përbën një kërcënim sigurie për Ukrainën. Ndërsa Moska zyrtare sheh veten të kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s dhe kërkon zotime se vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia nuk do të iu lejohet anëtarësimi në NATO, në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …