Zbukurohet sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka filluar aksionin për mbjelljen e luleve. Aksioni tashmë ka filluar dhe në veçanti në sheshitn”Adem Jashari” të cilit po i shtohet bukuria.

Si edhe viteve të tjera edhe këtë vit Komuna e Skenderajt do të mbjellë lule kryesisht në oazat gjelbëruese në hapësirat publike në qytet.

Aksionit për mbjelljen e luleve në mënyrë vullnetare ju bashkua Rinia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj, aktivistët e së cilës me punë vullnetare kanë ndihmuar aksionin.

Komuna e Skenderajt bënë apel te qytetarët që të kujdesen për hapësirat publike dhe të mos i dëmtojnë lulet që po mbillen. Gjithashtu pronarët e bizneseve lutën që t’i zbukurojnë me lule hapësirat para lokaleve të tyre, duke ndjekur shëmbullin e mirë të kompanisë “Xani” në rrugën “Azem Bejta” në Lagjen 3 të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …