Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatorëve Rasim Kiçinës e Bedri Shalës, në Drenas, organizim ky nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Jashari, ndër tjera ka shkruar: Në këtë liri që po e gëzojmë, ne me gjithë mundësitë, do të punojmë që idealet e tyre të jetësohen. Këto dy shtatore të Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës që u zbuluan në Sheshin e Drenasit, afër heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe Ilaz Kodra, janë mirënjohje ndaj kontributit dhe sakrificës së këtyre dy trimave, për lirinë e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës!”.