Me rastin e Ditës së Dëshmorëve sot në Rahovec dhe ditës së shkollës në fshatin Pastasel të Rahovecit u zbulua lapidarii i dëshmorit Milaim Krasniqi i rënë më 12 maj 1998. Kryetari i komunës Idriz Vehapi tha se kjo ditë shënon kujtimin për dëshmorin dhe se busti që u zbuluar sot do të jetë një udhërrëfyes për shkollën e Pastaselit dhe Rahovecit. Ndërsa Ramadan Krasniqi në emër të familjes së dëshmorit Milaim Krasniqi tha se dëshmorët nuk janë vetëm të familjes por të gjithë Kosovës.
