leoni

Zbulohet Lapidari i Dëshmorëve Haxhi, Agron e Skënder Ferizaj në fshatin Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, kanë bërë zbulimin e Lapidarit të Dëshmorëve Haxhi, Agron e Skënder Ferizaj në fshatin Kodrali. Sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit, do të shërbej si udhërrëfyes në shtegtime të gjata për realizimin e idealeve tona të mëdha! Haxhiu dhe Ryva i dhanë Kosovës të dy bijtë e tyre. Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali. Familjet atdhetare ishin ato që mbajtën gjallë Atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë. Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, iu dhurua medalja “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve dhe Ilirit, i biri i dëshmorit Skënder Ferizaj, kryefamiljar që jeton me dhembjen, krenarinë dhe trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij. Përderisa Atdheu ka familje të tilla, liria është e sigurt. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Respekt i përjetshëm për familjen Ferizaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …