Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të lirisë, Halil Kolshi i njohur si Koburja, do të bëhet zbulimi i lapidarit përkujtimor.
Zbulimi i lapidarit bëhet në vendin e lindjes, në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit, ditën e dielë me 17 shtator 2023, në ora 17:00.
Për të përjetuar këtë ngjarje të rëndësishme, ju lutemi të merrni pjesë në zbulimin e lapidarit përkujtimor që do të vendoset në kujtim të Kobures. Lapidari do të jetë një simbol i përhershëm i guximit dhe përkushtimit të tij për lirinë e vendit.
Halil Kolshi, ishte i përndjekur nga regjimi serbo sllav ku si pasojë ka vuajtur dënim me burg. Pas lirimit nga burgu, ai ka vazhduar veprimtarinë ilegale në kontributin për çlirimin e vendit. Në vitin 1998 iu ka bashkuar radhëve të UÇK-së me vëllain e tij, Fadil Kolshi – Khomeinin, në betejën e Grykës së Llapushnikut. Ishte luftëtar e snajperist i shquar i zonës së Pashtrikut, i Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova. Ai mori pjesë në betejën e Carralevës, në Çuka të Fushticës, në Arllat, Lladrovc, Rahovec, Terpezë dhe në fund në vendlindjen e tij, në Baicë.