Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës në shtëpinë e babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi i cili ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së, por edhe ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së, “Adrian Krasniqi ishte shembulli tipik i shqiptarit. Student e luftëtar. I dashur dhe i guximshëm. Hero e Gjeneral. Sot në Pejë zbuluam pllakën në shtëpinë e babait të tij Rexhepit, shtëpi që Adriani e kishte shndërruar në bazë për veprimet në dobi të rezistencës për liri”, kështu ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …