Zbulohet pllaka përkujtimore për Dëshmorët e Pashtrikut

Nën organizimin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Gorozhub të Prizrenit, është bërë përurimi i kompleksit dhe zbulimi i pllakës përkujtimore për Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarë të tjerë. Mujë Krasniqi i njohur me emrin “Kapuçi” ra heroikisht së bashku me 40 luftëtarë të tjerë më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, në Gorozhup të Pashtrikut afër kufirit Kosovë-Shqipëri. Nga komuna e Hanit të Elezit me 14 dhjetor të vitit 1998, gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë bie heroikisht në Pashtrik edhe ushtari i lirisë, Dëshmori Veli Ballazhi ndërsa zihen robër lufte nëntë ushtarë të UÇK-së e në mesin e tyre edhe Samet Ballazhi dhe Azem Suma bashkëluftëtarë të ngushtë të Veliut nga Hani i Elezit. Në përurimin e pllakës përkujtimore të betejës së Pashtrikut ku ishin të shënuar emrat e dëshmove dhe pjesëmarrësve të kësaj beteje ishin prezent edhe përfaqësues nga Komuna e Hanit të Elezit me në krye Kryetarin e Komunës Rufki Suma si dhe familjarë të Dëshmorit Veli Ballazhi. Për të përkujtuar veprën e Dëshmorit Veli Ballazhi, Komuna e Hanit të Elezit do të mbajë Akademi përkujtimore me datë 14.12.2018 duke filluar nga ora 14.00 në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …