Zbulohet publikisht projekt-statuti i Asociacionit të cilin deri tani e ka mbajtur fshehtë Qeveria e Kosovës

Në tetor të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte pranuar një projekt të ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e kishin kanë sjellë pesë diplomatët perëndimorë, në Prishtinë dhe më pas e kanë dërguar edhe në Beograd. Në takimin që ka pasuar në Bruksel, Kurti ishte shprehur i gatshëm ta nënshkruante këtë draft, por pala serbe e kishte refuzuar. Ai ka thënë  se projekti  është shkruar duke respektuar shkronjën e Kushtetutës dhe nuk ka zbuluar asgjë prej tij, duke u arsyetuar se ka qenë kërkesë e ndërmjetësve për konfidencialitet të plotë. Projekti iu ka dërguar edhe partive opozitare parlamentare nga Bashkimi Evropian. Në këtë projekt, objektivi primar i këtij statuti është që të krijojë në Kosovë mundësi për komunitetin serb të Kosovës të përfitojë nga të drejtat specifike dhe kompetencat komunale tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligje të tjera në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …