Mbahet tryeza “Finalja e dialogut Kosovë–Serbi”

Zdravko Ponosh: Shtetet e Perëndimit, nuk kërkojnë pëlqimin tonë, ata e bënë Kosovën në vitin 1999

Ish-gjenerali i Ushtrisë famëkeqe jugosllave e serbe, Zdravko Ponosh, konstaton se Serbia është në proces anestezie për Kosovën, sepse po pret që t’i amputohet Kosova, duke u shprehur  se pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk mund t’i rezistojë, për shkak të mentorëve të huaj. Ponosh, është kryetar i Lëvizjes Serbia Qendër. Ai  thotë se Perëndimi, nuk kërkon pëlqimin tonë. Ata e bënë atë në vitin 1999. Serbia mund t’i rezistojë kësaj, por Vuçiq nuk mundet. I takon pushtetit serb të vendosë se kush do të nënshkruajë në emër të Serbisë propozimin franko-gjerman lidhur me  shkëputjen e  Kosovës. Sipas tij, Vuçiq tani është në angazhim të mobilizimit të elektoratit të tij, sepse më 27 shkurt do të ketë takim e përqafim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, tha mes tjerash gjenerali serb në pension, Zdravko Ponosh.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …