Zëvendës-kryeministrja, Albulena Halimaj me ministrin e Tregtisë, Vesel Krasniqi kanë vizituar disa fabrika në Prizren

Zëvendës-kryeministrja, Albulena Halimaj me ministrin e Tregtisë, Vesel Krasniqi kanë vizituar disa fabrika në Prizren

Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kanë vizituar disa fabrika në Prizren. Dy zyrtarët qeveritarë janë ndarë të kënaqur se si po funksionojnë këto biznese, pavarësisht situatës pandemike në vend. Ministri Krasniqi thotë  në të gjitha këto takime përfaqësuesit e këtyre bizneseve i ka njoftuar për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës ne planin për rimëkëmbje ekonomike. “Me këtë plan rreth 70% e bizneseve do të përfitojnë mbështetje e cila konsiderohet se do t’u ndihmojë që bizneset të vazhdojnë funksionimin. Bizneset shprehen edhe brengat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Shpreha gatishmërinë dhe vullnetin që kërkesat e tyre të trajtohen me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …