Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pasi ai e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj që së bashku me kreun e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun, dhe nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë klimën për eliminim e Albin Kurtit. Kushtrim Xhemaili i ka parashtruar disa pyetje publike deputetit të LV-së, Dimal Basha. A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë e Vetëvendosjes të Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Martin Berishaj, apo jeni nxënë duke e luftuar gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë? Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!”, ka shkruar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …