Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar kundër deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, kundër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Sali Zyba në vend që të merret me të vërtetat e Kryetarit Haradinaj për Albin Kurtin, paska qit fall, se si e qysh do t’i ndërronte fjalët Haradinaj. S’ka faj se lloji i tij, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet e kujtojnë se këtë e bëjnë edhe të tjerët. Po të kishte pak dinjitet, Zyba do të përqendrohej në dështimet e shefit të tij, dhe jo në të vërtetat e thëna nga Haradinaj, ose më e pakta do të merrej me të vërtetat që janë thënë në intervistën e Ramush Haradinajt, por meqë nuk mund t’i përgënjeshtroj ato, ai paragjykon dhe qet fall ka saktësuar, Kushtrim Xhemaili.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …