Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dënon ashpër sulmin ndaj dy të rinjve serbë dhe kërkoi që autoritetet ta hetojnë këtë rast. Bashkimi Evropian dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu. Personave të plagosur u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Stano. Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur të premten në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari për këtë rast, i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …