Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë sot Kosovën. Kjo vizitë ndodhë në një moment kritik për dialogun mes dy vendeve dhe situatën në veri të Kosovës. Lidhur me raportimet se kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka refuzuar një takim me Lajçakun gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë, Stano theksoi se për këto çështje duhet të pyetet zyra e presidentes. Aktualisht, nuk janë bërë të ditur detajet e takimeve të Lajçakut gjatë kësaj vizite, por pritet që vizita e tij të jetë e rëndësishme për vazhdimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …