Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka folur për çështjen e dialogut, dhe masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten ka folur për çështjen e dialogut, si dhe masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës. Në një konferencë për media Stano tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato. “Qasja jonë është e balancuar. Sigurisht të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si sillën partnerët sa i përket çështjes së deeskalimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, u shpreh ai. Stano theksoi se në këtë kontekst, nëse amerikanët sinkronizojnë qëndrimet dhe shohin se duhet të merren masa edhe ndaj Serbisë, atëherë do të ndodhë. Ajo që kemi bërë së fundi, pas përshkallëzimit të fundit, kemi ndërmarrë masa ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të paaftësisë së saj që të fillojë të sillet në mënyrë evropiane, e ta shtensionojë situatën e të marrë masat e nevojshme për shtensionim. E në frymën e njëjtë BE-ja dhe shtetet anëtare – pasi çdo gjë që bëjmë bëhet në sinkron e konsultim me shtetet anëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht me SHBA-në, nëse vendosin atëherë do të marrim masa të nevojshme ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare shohin se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të krizës, Serbia s’po bën gjë për shtensionim”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …