leoni

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, reagon kundër deklaratës së Besnik Bislimit, lidhur me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar kundër  deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Stano ka theksuar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së. Ai ka shtuar se nuk është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit. “Kjo është një çështje institucionale mes përfaqësuesit të lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin te vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano. Do të bëhet në kohën e përshtatshme për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe do ta  diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm, ka deklaruar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …