leoni

Zëdhënësi i departamentit të shtetit, John Erath, ka folur në njëvjetorin e sulmit terrorist serb, në Banjskë

Zëdhënësi i departamentit të shtetit, John Erath, ka folur  në njëvjetorin e sulmit terrorist serb,  në Banjskë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radojçiq, ish-funksionar i lartë në subjektin politik Lista Serbe, i cili aktualisht ndodhet në Serbi. Kosova ka kërkuar ekstradimin e Radojçiqit për ta gjykuar në lidhje me vrasjen e Afrim Bunjakut, e ndodhur më 24 shtator 2023. “Si i dyshuar, ai absolutisht duhet të gjykohet. Megjithatë, ekziston një pengesë shumë serioze ligjore; Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Pra, nuk ka asnjë procedurë ligjore për ekstradim,” tha John Erath, ekspert në Qendrën amerikane të Kontrollit të Armëve, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai theksoi se, ndonëse nuk është ekspert ligjor, duket se mungon një rrugëdalje për një proces të tillë, duke e konsideruar këtë si një justifikim të përshtatshëm për të mos vepruar. Erath theksoi se, nëse ekziston vullneti nga të dyja palët, duhet të gjendet një mënyrë për ta gjykuar Radojçiqin për veprimet që mund të ketë kryer.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …