Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, kishte kritikuar, në mesin e të tjerëve, edhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, për vonesat që sipas tij po i shkaktojnë ata në gjyqin kundër katër krerëve të pandehurve, të cilët i kishin ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe vetëm në prill të vitit 2023 kishte nisur gjykimi. Procesi ishte shtyrë për dy vjet e gjysmë vonesë për shkak se prokuroria nuk ishte gati të fillonte ta mbronte rastin. Prokuroria e ka vonuar dhe e penguar këtë proces, duke qenë se ishte vet ajo që mbante deri vonë materialet e redaktuara, duke ia pamundësuar mbrojtjes zhvillim të duhur të hetimeve të saj. Këto, e argumente tjera, u lanë në plan të dytë në deklarimet publike të z, Dojle, por lajmi.net ia ka rikujtuar atij rrethanat reale duke iu drejtuar me disa pyetje, përgjigjet e të cilave nuk u dhanë nga zëdhënësi i Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …