Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur disa ndryshime në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. Në zgjedhjet e kaluara ky numër ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik, por kjo është ndryshuar gjatë reformës zgjedhore të përfunduar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023. Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, ka shpjeguar Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …