Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë një sqarim për mospërputhjen mes numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 9 shkurtit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë një sqarim lidhur me mospërputhjen mes numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe numrit të votave të fituara nga subjektet politike. Sipas tij, në uebfaqen e KQZ-së, numri i raportuar i votuesve deri më tani është rreth 800 mijë, ndërsa numri i votave të mbledhura nga subjektet politike në rezultatet preliminare është rreth 831 mijë. Arsyeja pse ndodh kjo është sepse tek rezultatet preliminare të pjesëmarrjes në votime janë ngarkuar më pak të dhëna nga vendvotimet, ndërsa tek rezultatet e subjekteve politike janë përfshirë mbi 99% e të dhënave. Aktualisht, për pjesëmarrjen janë të ngarkuara të dhëna nga rreth 92% e vendvotimeve, ka deklaruar Elezi. Gjatë ditës së djeshme, ishte paraparë të niste numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por ky proces është shoqëruar me vështirësi të shumta. Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave pritet të vazhdojë në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja  ka theksuar se transparenca dhe saktësia do të jenë prioritet kryesor, për të siguruar një rezultat të besueshëm dhe të saktë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …