Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Kadri Veseli, ka mohuar raportimet në disa medie se janë duke diskutuar mundësinë e përfshirjes në Qeveri. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në struktura drejtuese të partisë. “Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar Bytyçi.
