BE

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, iu ka përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit. Ku ai  iu bëri thirrje vendeve të  Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën. Stano tha se nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se së pari ne të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian. Askush në Kosovë nuk po pretendon të kundërtën. Kryeministri Kurti në të gjitha takimet e tij me liderë evropianë dhe vendimmarrës në Bashkimin Evropian me të drejt kërkon largimin e masave sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur e as situatën në terren”, tha Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe SHBA-në

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve …